MENU
klinika

Gjendet në lumë trupi i të porsalindurit/ Dëshmia e burrit

Detaje tronditëse nga ngjarja në Krujë! Dëshmia e nënës: E futa në qese dhe…

18.03.2024 - 22:04

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Krujë, ku nëna pasi lindi foshnjën e hodhi në lumë.

Mësohet se bëhet fjalë për 42 vjeçaren Leta Koçi, e cila është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë në lumin Tapizë dhe më pas e ka dërguar në morg.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.

DESHMIA E BURRIT

42-vjeçarja, e cila është nënë e tre fëmijëve, nuk ka treguar se ishte shtatzënë. Këtë version ka thënë edhe bashkëshorti i saj, i cili para hetuesve ka deklaruar se ‘fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë’.

Po ashtu mesohet se gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në spital, ku është zbuluar se ka qenë shtatzënë.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN