MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dhimbjet kronike të shpinës, çfarë specifikash kanë?

29.03.2024 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dhimbjet kronike të shpinës, çfarë specifikash kanë?

Mjeku: Dhimbjet kronike i ndajmë gjithashtu në dy kategori. Dhimbjet strukturore është grupi i parë, të cilat janë deformime të shtyllës kurrizore, të cilat mund të jenë të lindura ose të fituara. Nga vetë fjala strukturore kemi të bëjmë me deformim të shtyllës kurrizore. Ndërsa dhimbjet kronike mekanike hyjnë tek grupi i dytë. Si pasojë e tyre shfaqen më pas edhe probleme të nervit shiatik. Dhimbjet kronike mekanike janë më të shpeshta. Grupmosha më e prekur nga këto dhimbje është mbi 50 vjeç. Sa i përket shkaktarëve të dhimbjeve kronike janë të ndryshëm nga dhimbjet akute. Shkaku kryesor është dëmtimi i disqeve ndërmjet vertebrave të shtyllës kurrizore. Patologjia e parë shëndetësore që sjell deformimi i këtyre disqeve është hernia diskale. Kjo ndodh pasi disku humb masën xhelatinoze që ka në brendësi dhe krijon forcë të madhe fërkimi mes vertebrave të shtyllës kurrizore. Dhimbja e hernies diskale është shumë e fortë. Ndërsa sëmundjet degjenerative (plakja dhe dobësimi i fasjeve muskulore) janë një tjetër kategori që konsiderohen shkaktare të dhimbjeve të shpinës dhe më pas nervit shiatik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN