MENU
klinika

Noka: Vendimi që morëm, historik!

Diskutimi pa media në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit/ Ndryshimet në statut

05.03.2024 - 19:42

Flamur Noka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka deklaruar se sot është bërë edhe akti final i bashkimit tërësor të grupit opozitar.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, që janë siguruar nga gazetari Osman Stafa Flamur Noka është shprehur se vendimi për ndryshimet në statut janë historike.

Sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht per shkak te funksionit jane nënkryetarë te PD.

Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit te shumëpritur, qe ka qene kryefjale e Kuvendit te jashtëzakonshëm te 11 dhjetorit ( me te hapur dhe me te bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari i Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore per bashkimin

Per çështje te jashtëzakonshme ramë dakord ne mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore.

Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nenkryetar dhe ne nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nenkryetar PD.

Neni 51… ndryshon

Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht per shkak te funksionit janë nënkryetarë te PD.

Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final te bashkimit tërësor.

Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik ne dobi te bashkimet te PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhi e Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit