MENU
klinika

"Tashmë i takon palës greke që…"

Djali i Fredi Belerit flet për mediat në Athinë: Beteja ligjore do vazhdojë!

05.03.2024 - 21:31

Pas dënimit me dy vite burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, djali i tij ka folur për mediat greke, duke thënë ndër të tjera se beteja ligjore do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit.

Petro Beleri tha për ethnos.gr se janë të vendosur të arrijnë fundin, që e vërteta të dalë në dritë. Sipas tij, Gjykata e Apelit mund të mbahet jo më vonë se një vit nga sot, por nuk përjashtohet që procesi gjyqësor të përfundojë deri në majin e ardhshëm.

Gjithashtu, Petro Beleri flet për një proces të qartë politik, i cili bazohet në prova të rreme, vetëm që kryebashkiaku i zgjedhur ligjërisht Himarës të mos ushtrojë detyrën.

Ai thekson në të njëjtën kohë se tashmë fjala i përket palës greke, e cila duhet të marrë iniciativat e nevojshme që drejtësia të triumfojë.

“Ky vendim i shërben 100% qëllimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur të gjitha argumentet e tyre janë rrëzuar. Duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë kur përpiqen me çdo mënyrë të pengohet kryetari i zgjedhur ligjërisht? Tashmë qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë himariotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, plus ata që ishin brenda në sallë. Bëhet fjalë për një gjyq historik me zhvillimin më negativ për palën greke. Ne do të vijojmë me qëndrimin tonë të civilizuar dhe do të luftojmë deri në fund”, ka theksuar Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.

Dënimi

Kujtojmë që Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Beleri, i cili gjatë gjithë kohës ka folur për një burgosje politike të tij, përsëriti të njëjtin qëndrim dhe në Gjykatë, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.

Gjykata gjeti fajtor edhe Pandeli Kokaveshin, bashkëpunëtorin e Belerit. Dënimi i tij me 1 vit e 6 muaj burg u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë