MENU
klinika

Ministrja e Turizmit: 75 mln euro kredi nga BB

“Do investojmë në impiantin e ujërave të ndotur në lumin Vjosë”

27.03.2024 - 14:42

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një marrëveshje me Bankën Botërore për një kredi prej 75 mln euro për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura në lumin Vjosë.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në këtë projekt që do mbajë emrin “deti blu” marrin pjesë 8 bashki.

Ajo tha se investimi do menaxhohet nga ministria e Turizmit.

“Miratuam një marrëveshje kredia me BB prej 75 mln eurosh për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura që lagen nga ujërat e lumit Vjosë. Nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me sistemin e mirëmbajtjes

Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot. Ka një emër karakteristike kjo marrëveshje, “Deti blu”.

Është një investim që do menaxhohet nga ministria e turizmit. Janë 8 bashki që do jenë pjesë e projektit.

Praktikisht jemi gati për të nisur puna nga projekti. Është një program asistence për menaxhimin, por edhe për biznesin që do të drejtohen drejt ekosistemit”, tha ministrja Kumbaro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e kredisë, më e vogël se në vitin 2021

Bankat, edhe inflacioni i lartë po kalon pa shumë “dhimbje”