MENU
klinika

I hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekiqit

Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother VIP

31.03.2024 - 14:29

Banorja e Big Brother VIP, Egla Ceno është skualifikuar nga loja, një ditë pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën.

Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në shoun e radhës.

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.

“Të përshëndes Egla, të uroj fat. Më vjen keq”, ishte reagimi i parë i Meritoni.

egla ceno

Ndërkohë Elga u bëri thirrje banorëve që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

PERPLASJA MES EGLËS, MERITONIT DHE ILNISES

Treshja Egla Ceno, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli u përfshinë në një debat të ashpër, deri në ofendime personale.

Gjatë konsunimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.

Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “je një femër psikopate dhe e çmendur”.

Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërinë”

Meriton Mjekiqi: Njeriu më i keq që kam parë. A e din që je njeri i keq

Egla Ceni: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?

Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.

Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro (i derdh gotën me verë në kokë)

Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme

Egla Ceno: Sepse kështu jam

Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe

Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq

Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu

Egla Ceno: Kam qejf

Meriton Mjekiqi: E di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Cdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli

Egla Ceno: Vazhdo bëjë dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua

Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër

Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.

Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe

Egla Ceno Si? Do të më rrahësh

Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as llogjikon. A mendon ti kur vepron?

Egla Ceno: Po ti mendon?

Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq

Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu sic do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirës, o ndyrësirë.

Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?

Ilnisa Agolli: Nga ty, po hajde guxo?

Egla Ceno: Mu afro dhe shihe

Ilnisa Agolli:Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërina si ty

Egla Ceno: Fundërinë je vetë

Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zarf i zi në “BBVIP, çfarë u vendos për dy vajzat?

Debati mes Rikes dhe Egla Cenos degradon në konfrontim fizik!

Dëshmia e ish të dënuarit që u arratis në ’85-ën

“Çfarë ndodhi në Spaç, kur mësuam se Mehmet Shehu…”!