Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga ekzekutimi i Gentian Bejtjas. I ftuar në emisionin “Ekspres”, ai u shpreh se porositësi dhe njerëzit që donin eliminimin e tij janë jo shumë larg banesës ku dhe u ekzekutua.
“Nga gjitha të dhënat që kam, më rezulton që porositësit dhe njerëzit e interesuar për të vrarë Gentjan Bejtja është jo shumë larg zonës së tij të banimit. Ndërsa personat që kanë bërë ekzekutimin po kërkohen sepse nuk mendohet të jenë nga ajo zonë”, u shpreh Hoxha.
Hoxha hodhi dyshime që personat që janë arrestuar nga Policia e Shtetit, mund të jenë bashkëpunëtorë për të ndihmuar autorët, por personat që mund të ketë ekzekutuar viktimën mund të kenë qenë jo nga zona përreth për mos u identifikuar nga banorët.
“Ka pasur një rënie të vrasjeve në vend por kjo lidhet për mua dhe me eliminimin e Ervis Martinaj. Edhe për ngjarjen e fundit u tha që i arrestuari dhe kushëriri i krahut të djathtë të Ervis Martinaj, Ylli Brahim. Unë e kam ndjekur vetë këtë çështje dhe nuk me rezulton që të jetë e vërtet që të ketë qenë krahu i djathtë, por ka punuar me atë në industrinë që drejtonte Martini. Personi që është kapur, më shumë se sa kushërirë i Brahimajt, është kunati i Ilir Beqiaraj, alias Manqellari që dikur është marr peng nga Martini”, tha ai.