MENU
klinika

"Jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot"

Elia Zaharia reagon për herë të parë pas videos me Princin

11.03.2024 - 12:33

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas përplasjes fizike me princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.

Nëpërmjet një postimi Elia shprehet se është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që të gjithë njerëzit kanë treguar për të, veçanërisht artistët kryesisht aktorë të teatrit që në mbështetje të saj krijuan një peticion sensibilizues.

Postimi i Elia Zaharias:

Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!

Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorja mori vajzën dhe iku nga shtëpia

Si erdhi fundi i martesës së çiftit mbretëror


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain