MENU
klinika

Pse u rrëzuan pretendimet e Prokurorisë

EMRI/ Lirohet nga qelia një prej të akuzuarit për “masakrën e Don Boskos”!

18.03.2024 - 18:33

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga qelia një nga personat e akuzuar për masakrën e Don Boskos. Bëhet fjalë për Roland Ahmetsulaj, për të cilin gjykata ndryshoi masën nga arrest me burg në “detyrim paraqitje”.

Sipas News24, avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan ne lirimin e Ahmetsuleë. Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela akuzohet si urdhërues Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.

Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje. “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës së shkallës së parë i riu.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pazaret për ekzekutimet e disa personave që duhej të kryheshin në Tiranë

Arrestimi i Kasandër Nogës hedh dritë mbi skuadrën e vrasësve në “Don Bosko”!