MENU
klinika

U kapen në fermat e kanabisit me vlerë 1.5 milionë paund

Fatura e papaguar e energjisë “fundos” tre shqiptarë në Britani

08.03.2024 - 19:57

Tre shqiptarë kanë dalë në gjyq në Britaninë e Madhe pasi u kapën në një operacion policor tre vite me parë duke u kujdesur për tre ferma kanabisi me vlerë 1.5 milionë paund.

Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, akuzohen të gjithë për prodhim dhe trafik droge të klasit B në Oxfordshire dhe Essex.

Të gjithë të arrestuarit kanë mohuar akuzat.

Droga me vlerë 1.5 milionë paund u zbulua gabimisht kur një kompani energjetike shkoi për të mbledhur një faturë të papaguar të energjisë elektrike në një shtëpi në Oksford.

Prokuroria ka prova të besueshme dhe pretendon se këta tre të pandehur po bëjnë pikërisht këtë – kultivojnë dhe prodhojnë kanabis.

Gjyqi për tre shtetasit shqiptar vazhdon ende.