MENU
klinika

“Misioni ynë, qeveria teknike”

Flamur Noka: Ne nuk njohim kthim pas! Rama ka vetëm një rrugë…

19.03.2024 - 18:41

Synimi i demokratëve është qeveria teknike, me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Flamur Noka nga Burreli u shpreh se Rama ka vetëm një rrugë. Qytetarët të ngrihen dhe ai të gjunjëzohet.

Sipas tij, demokratët nuk njohin kthim pas, por vetëm të ecin drejt synimit që kërkon çdo shqiptar.

“Edi Rama ka vetëm një rrugë, të ngrihemi dhe ta detyrojmë të gjunjëzohet, të ngrihemi dhe ta detyrojmë që të lëshojë vendin dhe ti hapë rrugë një procesi të ndershëm demokratik zgjedhor, ti hapë rrugë votës së lirë. Që të ndodhë kjo duhet qeveri teknike. Ky është mision ynë, misioni i çdo demokrati dhe ne këtë mision ne nuk do ndalemi, ne këtë mision do ta arrijmë.

Ne nuk njohim kthim pas, njohim vetëm një rrugë të ecim drejt synimit që kërkon sot çdo shqiptar, Shqipëria e lirë, Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe Shqipëria në Evropë dhe këtë do ta arrijë PD dhe Sali Berisha”, tha Flamur Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazment Bardhi: Në 2025 të sjellim atë ndryshim që...

“Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot, në pret një vit i vështirë”