MENU
klinika

Alpet Shqiptare

Gjurmimi i trashëgimisë së Kelmendit

21.03.2024 - 12:36

Alpet Shqiptare përbëjnë një nga ekosistemet më të pasura në vend, e Lugina e Cemit në Kelmend mbizotëron jo vetëm me bukuritë natyrore, por edhe me trashëgiminë ndërtimore.

Go2Albania së bashku me një grup ekspertësh të disiplinave të ndryshme, mbështetur nga DRTK Shkodër, ka ndërmarrë një ekspeditë disaditore në vendbanimet e thella dhe të izoluara të Vuklit dhe Nikçit, për ta mësuar historinë e territorit edhe nga banorët vendas. Këto ekspedita zhvillohen në kuadër të hulumtimeve të peizazhit kulturor të kësaj zone. Në ekspeditë morën pjesë ekspertët Eltjana Shkreli, Liridona Ura, Irhan Jubica, Qemal Mehja dhe Helidon Sokoli.

Vendbanimet e Vuklit dhe Nikçit shtrihen mes ujërash e shpatesh të egra shkëmbore. Ato datojnë herët në histori, që në kohët kur mbijetesa e njerëzve varej vetëm nga aftësia për të nxjerrë dhe përpunuar materialet ndërtuese që ofron mjedisi përreth. Të tilla janë shtëpitë prej guri dhe rrugët që gjarpërojnë në kufi të tokës së pakët të përfituar nga tarracimi, por edhe gardhet, sistemet e ujitjes, si dhe ndërtimet ndihmëse në funksion të blegtorisë – stallat, kotecët e drithit e kosheret e bletëve.

Go2Albania bën me dije se, ekspedita do të vijojë në vendbanimet e tjera të Kelmendit të sipërm, për të evidentuar krahas trashëgimisë së pasur ndërtimore që përbën peizazhin kulturor të dukshëm për syrin, edhe një trashëgimi tjetër të paprekshme që ka dalë edhe më e fortë se kullat nga ndërrimi i shekujve: përkushtimin e njerëzve në veprat e mira dhe në harmoninë fetare me themel te respekti i ndërsjellë për besimin e tjetrit, pavarësisht elementëve paganë që bashkëudhëtojnë me secilin besim.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit