MENU
klinika

Akuzohet për disa vrasje dhe falsifikim dokumentash

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Pëllumb Gjokës

08.03.2024 - 14:17

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmenit i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, dhe dyshohet se këto sipërfaqe janë përfituar me anë të falsifikimit.

Ndërsa SPAK nuk përfshiu në kërkesën e sekuestros pasuri të tjera në posedim të tij apo të personave të afërm, por tha se vijojnë hetimet. Pëllumb Gjoka njihet si pronar i një sërë pronave e objekteve me funksion shërbime, hoteleri apo lojëra fati. Toka u sekuestrua pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumente për ti përvetësuar.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj.

Gjykata e Lartë nuk pranoi as rekursin nga arratia te Prekë Kodrës për ndryshim mase sigurie, i akuzuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal por që ende nuk është arrestuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”