MENU
klinika

Hiqni dorë nga ky zakon!

Ha pas orës 11 të darkës? Ka rrezik të vdesësh më shpejt

16.03.2024 - 08:27

Të ngrënit pas orës 23:00 është i lidhur me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe pothuajse dyfish nga diabeti. Një problem ky që përfshin më shumë punonjësit me turne.

Me rastin e Ditës Botërore të Gjumit, e cila festohet çdo vit më 15 mars, Shoqata Italiane e Diabetologjisë kujton rëndësinë e marrëdhënies midis gjumit, ushqimit dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Sipas një studimi me 41 mijë njerëz u zbulua se: “Momenti në të cilin konsumohen vaktet është më i rëndësishëm nga sa mendoni”, shpjegon profesori Angelo Avogaro, President i SID “konsumimi i vakteve të natës me ngarkesë të lartë energjie ju ekspozon ndaj rreziqeve më të mëdha. Prandaj zgjedhja e ushqimeve është një strategji për të luftuar rreziqet e të ngrënit gjatë natës, qoftë nga zakoni apo për nevoja profesionale siç ndodh te punëtorët e natës apo ata me turne”.

Hulumtimet kanë gjetur një rrezik të shtuar më shumë se dyfish të vdekshmërisë nga diabeti tek ata që hanë darkë nga ora 23:00 deri në mesnatë.

Trupi i njeriut ka orën e tij dhe ndodhet në tru. Kjo orë, një orë kryesore qendrore, sinkronizon të gjitha funksionet e organizmit. Kjo orë ndikohet nga drita natyrale.

Drita goditet nga receptorë specifikë të pranishëm në retinë. Ndër sinjalet periferike, melatonina është një nga më të njohurit. Hormoni i tretshëm në yndyrë i prodhuar nga epifiza rritet gjatë natës me një kulm midis orës 2 dhe 4 të mëngjesit, duke ndikuar në gjumin, temperaturën dhe oreksin. Ritmet moderne të jetës, tashmë me futjen e dritës elektrike e cila ka zgjatur periudhat e zgjimit gjatë natës, ndërhyjnë në orën biologjike e cila është e rregulluar në ritme natyrale.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?