MENU
klinika

Zëdhënësi i AKK-së 'shuan' dyshimet

Haradinaj, kryeministri ardhshëm i Kosovës?

30.03.2024 - 13:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të jetë për të tretën herë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”

Jo vetëm Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është edhe Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.