Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ditë më parë në Krujë, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pasi e ka lindur në banesë. Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës ndërsa ngjarja u zbulua pasi gruaja shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital.
42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.
Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.
42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve ku më i madhi 20 vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.
Leta K. është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve të tjerë, 3 vajza dhe dy djem, nga 20 vjeç e poshtë. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.
Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.