MENU
klinika

“Donin të më trembnin me 3 padi penale”

Hoxha: Beleri u dënua tre herë, SPAK nuk e hetoi dosjen e Peshkëpisë

07.03.2024 - 23:06

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Fredi Beleri që u dënua dy ditë më parë me 2 vite për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, është dënuar tre herë më parë nga drejtësia në Shqipëri dhe në Greqi për vepra të ndryshme penale. Hoxha tha madje se Beleri u fal nga SPAK, i cili e ka varrosur dosjen e masakrës së Peshëkpisë.

“Për shkak të informacioneve që kemi publikuar në këtë studio unë jam paditur tre herë. Dy janë pushuar, është një i tretë. I ka përdorur për të na trembur. Ka njoftuar redaksitë dhe kolegët që të mos bini në grackën e tij.

Unë nuk kam parë një mbrojtje ekzemplare që i është bërë Belerit dhe është vendosur kusht si nëse dënohet Beleri ky nuk është vend demokratik.

Beleri si person nuk më intereson. Beleri nuk u bë kaq i rëndësishëm se ishte politikan ui zoti dhe se ishte tribuni i lirisë në Himarë se sbën asgjë për pronat në Himarë se ska asgjë në dorë, i ka kruyeministri.

Beleri u bë fenomen dhe e vuri shqipërinë nën presion. Por Shqipëria ia ka dalë, nëse nuk do të ishte SHBA.

Beleri nuk duhet të ketë shumë ankesa. Unë kam dy vendime që SPAK që ka shkuar në gjykatën speciale që të pushojë hetimet për masakrën e Peshkëpisë, që u rihap në 2019 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

SPAK nuk e hetoi dhe e varrosi masakrën e Peshkëpisë, 6 dhjetor 2021, vendimi numër 79, marrë nga i njëjti gjyqtar që dënoi Belerin tani, Erion Çela, për Belerin dhe 18 persona. Edhe Gjykata e Apelit më 7 prill 2022 e ka pushuar përfundimisht.

Beleri është i dënuar 3 herë në Greqi, arrestuar në 19 mars 1995, te hani i delvinaqit, ku ishin 7 pëersona që do të sulmonin repartin e Llongos. Në makinën që lëviznin u kapën 6 kallasnikovë dhe 2 TT që ishin marrë në repartin e Peshkëpisë.

Pas ngarjes së Peshkëpisë ndryshuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, me ndërhyrjken e SHBA, kur ishte kryeministër Papandreu. Autoritetet greke kishin dijeni se strukturat ultranacionaliste dhe komando me emrin “Pirro i parë”, me dy shqiptarë dhe 5 të tjerë me pasaporta greke.

Beleri u mor nën hetim që atë ditë nga hetues që erdhën nga Athina me avion të posaçëm për në Janinë dhe qëndroi 4 muaj në burg në Janinë dhe 8 muaj në Athinë. Pas ndërhyrjes së madhe u lirua dhe e thotë vetë në dëshmiën e tij dhe thotë se ka qenë për ekskursion.

Është kapur edhe në aeroport me pasaportë shqiptare false dhe është dnëuar. Rasti i tretë bashkë me z. Kokaveshin dënohet për dhunimeve të simboleve kombëtare u dënua me 3 vite dhe gjykata e Strasburgut e la në fuqi këtë. Ai u arratis.

Në 2007 shefi i SHISH Bahri Shaqiri i shkruan ministrit të jashtëm, Besnik Mustafaj se priten trazira për zgjedhjet e shkurtit, Angjelo Kokaveshit dhe Fredi beleri jo vetëm kanë bërë thirrje dhe urrejtjej nacionale por kanë financuar për sjelljen nga Greqia 12 autobusë.

Ai humbi në vitin 2015, dhe nuk votoi as vetë se tha më ka humbur pasaporta”-tha Hoxha.