MENU
klinika

Po dilte nga banesa me makinë

I riu përplas për vdekje këmbësoren 76-vjeçare!

14.03.2024 - 11:45

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjepalaj të Shijakut.

23-vjeçari me iniciale K. K., duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë një këmbësore.

Si pasojë, 76 vjeçarja me iniciale M. K. ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, raportojnë uniformat blu.

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese