MENU
klinika

Zyrtarët që do marrin pjesë

Inaugurimi i bazës ajrore në Kuçovë/ Zbardhet agjenda

01.03.2024 - 14:00

Të hënën e 4 marsit do të inaugurohet baza ajrore e Kuçovës.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka siguruar agjendën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku në orën 07:45 do të jetë nisja nga Tirana në drejtim të Kuçovës.

Rreth orës 09:30 është parashikuar mbërritja në bazë e mediave apo pjesëtarëve të tjerë, ndërsa në orën 10:10 do të mbërrijnë autoritetet e larta shtetërore shqiptare dhe të huaja.

Ceremonia sipas agjendës do të nisë në orën 10:25.

Fjalën hapëse në inaugurimin e bazës ajrore do e ketë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në orën 10:30, për të vijuar më pas me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben Kingji.

Fjalë përshëndetëse do të mbajë edhe i ngarkuari me punë i SHBA David Wisner, ministri turk i Mbrojtjes, ministri italian i mbrojtjes, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pas fjalimeve, për rreth 15 minuta, nga ora 11:30-11:45 do të ketë “show air”, avionë që do dhurojnë shfaqe në ajër.

Përfundimi i gjithë aktivitetit është parashikuar në orën 12:15 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pika e parë strategjike e Aleancës në Ballkanin Perëndimor”

Koloneli zbulon përse u përzgjodh Kuçova nga NATO


Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë