MENU
klinika

Infermieri tentoi t'i vrasë

Kush janë nënë e bir që u përplasen me makinë?

16.03.2024 - 13:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë, njësoj si autori, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt.

I arrestuar është Mersin Mlloja.

“Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.