MENU
klinika

Një person jashtë familjes i përfshirë në vrasje

Ish-drejtuesi i policisë: Fëmijët e Pëllumb Metës vepruan në unison

05.03.2024 - 11:05

Vrasja e Pëllumb Metës, nga tre fëmijët e tij, vijon të ketë shumë pikëpyetje.

Motra e të ndjerit akuzon drejtpërdrejt bashkëshorten e Pëllumbit, por ngre dyshime se i përfshirë mund të jetë edhe një person jashtë familjes.

Por kjo tezë hidhet poshtë nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, i cili thotë se fëmijët kanë vepruar në unison, ndaj nuk ka qenë e nevojshme përfshirja e një personi të pestë.

“Duke parë që ata janë unison në veprimet e tyre brenda familjes, nuk besoj se ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër jashtë familjes, sepse veprimet e tyre para gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale thuaj se pavarësisht ndryshimeve të dëshmive është një cikël i mbyllur mes tyre në aspektin e zbardhjes ose hedhjes dritë mbi autorin dhe motivin. Unë kam pak dyshime në përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Duke parë veprimet që kanë kryer, alibinë që do ngrenë nuk besoj se është e nevojshme prania e një personi tjetër”, ka thënë Hoxha në një intervistë në News 24.