MENU
klinika

Nuk dihen arsyet

Ish-Komandanti i UÇK paraqitet në zyrat e EULEX-it në Kosovë

09.03.2024 - 10:55

Ish-Komandanti i UÇK, nënkryetari i Komunës së Skënderajt dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku, mbrëmjen e djeshme është ftuar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ndërkohë ende nuk ka informacion është ai është arretuar apo vetëm është ftuar në intervistim.

Këtë e ka konfirmuar për mediat e Kosovës djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, tha ai.