MENU
klinika

Skemë e re/ Kushtet dhe dokumentet

Ju mungojnë vite pune? Ja si ta përfitoni pensionin e plotë!

18.03.2024 - 16:25

Qytetarët që duan të plotësojnë në mënyrë vullnetare vite të munguara pune, në mënyrë që të përfitojnë pension të plotë ose për të mos humbur vitet e punës, kur ata nuk arrijnë kufirin e duhur të përfitimit, u është krijuar mundësia të “fitojnë” këto vite. Për të mundësuar këtë plotësim të viteve, është vënë në funksion pagesa e kontributeve të sigurimit shoqëror vullnetar për të gjithë këta persona që kanë periudha të paplotësuara të vjetërsisë në punë, në mënyrë që të mund t’i plotësojnë ato dhe të marrin pension. “Sigurimi Shoqëror Vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive. Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”. Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontributeve në rast se disponohet, si edhe fotokopje e kartës së identitetit. Pas informacionit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritjet e periudhave të punës, konstatohen periudhat boshe dhe dakordësohet për periudhat që qytetari është i interesuar që t’i mbulojë me sigurim vullnetar. Një person që është në prag të mbushjes së moshës ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalisht duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributive të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme, duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën trevjeçare. Masa kontributive që do të paguajë qytetari për këtë periudhë është 8,640 lekë për një muaj. Në rastin kur qytetari nuk e ka mbushur moshën, ai mund të blejë periudhë kontributive sa të dëshirojë. Në rastet kur blihen periudha të kaluara nuk aplikohet zbritje.

Çfarë po bën qeveria për rritjen e pensioneve?
Pensionistët në Shqipëri janë duke u përballur me probleme të mëdha. Dora e shtetit duhet të jetë më madhe për pensionistët. Eksperti i ekonomisë Agim Binaj ka folur në një intervistë të fundit televizive për reformimin e skemës së pensioneve. Sipas tij po bëhen disa studime dhe kanë filluar që ta marrin pak seriozisht nga qeveria që të mos ketë pension 10 mijë lekë të reja në Shqipëri. “Sipas statistikave që kam unë në fakt del që të ardhurat nga sigurimet shoqërore llogariten rreth 124 miliardë dhe shpenzimet janë 170 miliardë lekë. Buxheti i sigurimeve shoqërore ka një deficit rreth 45 miliardë, pra këtu flasim me shifra të reja. Pra, në një farë mënyre kjo është një lloj grope që ndikon tek niveli i pensioneve që janë në vend. Që të arrijmë një normalitet në buxhetin e pensioneve ose të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dihet që të kemi 3 të punësuar për një pensionit, ne jemi një me një. Numri i pensionistëve sipas statistikave shkon në 694 mijë e 546, llogaritet se sa shkon shpenzimi për çdo pensionistë. Ajo që është shqetësuese për mua është që në të vërtetë kemi atë numër pensionistësh, por afërsisht 90 mijë marrin pension deri 10 mijë lekë të reja, ndërsa rreth 300 mijë marrin pension prej 150-200 mijë lekë të reja, po ka edhe mbi 200 mijë, 300 mijë dhe 700 mijë, kjo krijon atë polarizimin madh”, u shpreh eksperti.

Problemet
Eksperti i pyetur se këto shifra të publikuara a kanë dal përtej parashikimeve dhe a është një alarm ky, për deficitin a ka ndikim paga minimale, u shpreh se: Në fakt, ky alarm nuk është i sotëm. Është mbuluar nga emigrantët që çonin remitanca që i themi ne dhe shkonin tek mosha e 3 ato dhe një pjesë për investime. Por, shumica shkonin tek mosha e 3. Kjo situatë do të vinte një ditë dhe kjo dihej, ne këtë e kemi trashëguar nga sistemet e kaluara. Pensioni më i lartë atëherë 700 lekë ishte, por raportet ndryshuan, u rritën çmimet 10 ose 15 herë. Sepse atëherë me atë pension që merrte e përballonte jetën një pensionistë dhe ishte i lumtur, sepse atëherë nuk kishte rritje çmimesh.

Indeksimet
“Janë bërë indeksime, por ai që merr 10 mijë nëse bënë një indeksim 5 për qind, sa i bie. Përfiton njëri që e ka 70 ose 80 mijë, indeksimi duhet filluar më i larti nga paga minimale dhe jo nga paga më e lartë. Unë di që në këtë drejtim është duke u punuar, por deficiti që është krijuar nuk përballohet me kontribute ose me fonde të sigurimit, sepse ne kemi pak të punësuar. Edhe në këtë census që është bërë mendohen që të jenë 2 milionë shqiptar, 1 e 4 janë pensionistë. Nëse thua do ta përballoje jetesën me 65 mijë lekë të reja, do ta përballoja me vështirësi. Sepse të besh një jetë normale i duhen 40 mijë lekë të reja, por shtetit do ti duheshin shumë lekë. Duheshin që të futeshin disa taksa suplementare për korporatat e mëdha, ose sipërmarrësit e fuqishëm që ka vendi. Nëse ja çojë pensionin 25 mijë lekë të reja pensionin, atëherë duhen 200 milionë euro, edhe pak më shumë ndoshta për të çuar ata që janë tek 10 mijë tek 25 mijëshi. Që të jetosh normalisht i duhet të ketë rreth 40 mijë lekë të reja. Qeveria ka ngritur një grup pune por unë them pa këtë buxhet nuk bëhet”, tha ai.

Pension 10 mijë lekë të reja në Shqipëri
“Duhet një fond i veçantë, si e bëri Gjermania ose si e bëri Amerika që i futi 5 për qind atyre që ishin korporata. Në Shqipëri ka polarizimin të madh. Këto janë politika që duhet ti bëjë të studiuara qeveria . Po të marrin vende si përshembull është Kosova, Maqedonia, apo edhe Mali i Zi, kanë këto vende po të shohësh nuk ka pensione 10 mijë lekë të reja, si ka këtu tek ne, por i kanë më të larta. Edhe pensioneve private janë një alternativ, por janë po ashtu edhe pensionet e të vetpunësuarëve që ata paguajnë që ti dal pensioni nesër. Pra, duhen kontribute vullnetare. Unë them se po bëhen disa studime dhe kanë filluar që ta marrin pak seriozisht nga qeveria. Po jo të ketë pension 10 mijë lekë të reja, çfarë do të bëjë ai me atë shumë”, thotë eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti tregon çfarë ndryshon nga 1 prilli

Çfarë do ndodhë në tetor me pensionet?