MENU
klinika

“Tirana me sytë nga ajri”

“Ka ende shumë projekte”, Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit!

27.03.2024 - 21:13

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj.

Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana me syte nga ajri”, falënderoi edhe kryebashkiakun Veliaj për gjithë punën e bërë për transformimin e kryeqytetit.

“Kjo  është  historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik. Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera. Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë rajonit tonë.”, tha Rama.