MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam “therje” poshtë kraharorit, ç’të bëj?

21.03.2024 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Pyetja është në lëmin e kardiologjisë. Jam 31-vjeçar dhe kam këto ankesa prej një viti: therje në anën e majtë poshtë dhe lart kraharorit. Këto therje janë edhe në anën e djathtë, por shumë më rrallë, shtrëngim, presion, pengesa, ngërçe me intervale të ndryshme kohore në anën e majtë, mpirje të lehtë të buzëve dhe krahut të majtë, ndjenjë të keqe dhe të panikut, plogështi, dhimbje te stomakut, gazra, fryrje të stomakut.

Pas gjysmë ore të ushqimit me automatizëm fillojnë të rrahurat e shpejta të zemrës, por nëse shtrihem në krevat ato disi pushojnë, por janë rrahje më të fuqishme sesa zakonisht. Pas ngërçeve pak më të forta se zakonisht në krahëror ndjenja e nevojës për të jashtëqitur, pagjumësi.

T.A 110\80 mm Hg. Të gjitha analizat laboratorike në vlera normale, duke përfshirë edhe T3, T4, TSH.

EKG: Në qetësi, tachycard kufitar, HR 100\min, ritëm sinusal, QRS-boshti majtas. T negative në aVR, DIII, V1.rSr në V1>11msec. Zona e tranzicionit në V1. Kohëzgjatja e PQ dhe QTe në kufij normal.

ECHOCARDIOGRAFIA: VM me dimension dhe funksion sistolik normal (SIV 8mm, MP 8 mm, FE 65 % ). Kinetikë e ruajtur. Funksion diastolik normal. AM ne kufi 24 mm. AO 30/30 mmhao 20 mm, Vd në kufij me një RT discret. Perikardi i lirë.

ERGOMETRIA: Testi e rezervës koronare është normal NEGATIV

Terapia e përdorur: Bisocor 2.5 mg pas një kohe Aldizem 90 mg,Verapamil 40-80mg Omeprazoll 20 mg,Lasomeprazol 30mg, pontoprazol 20-40mg. Ranitidin 75mgeff dhe 150mg tab. Pas një kohe Lexilium 1.5mg, pastaj së fundi Bedoxin(vit.b6) tab.

Pas të gjitha këtyre rezultatet pothuajse janë zero.

Jam në pritje të udhëzimeve tuaja.

Mjeku: Ka shumë shenja të aktivitetit vagal, domethënë shenja që lidhen me gjendjet e ankthit. Të gjitha ekzaminimet e kryera janë në normë. Nuk e kuptoj pse ka marrë mjekimin, sepse një frekuencë 100 për moshat e reja nuk besoj se ka nevojë. Nëse këto i ka marrë për rrahjet, thjesht do modifikim, të heqë kafet, pijet e tjera me përmbajtje kafeine, nëse i konsumon. Mund të përdorë një çaj jeshil, një kamomil. Duhet ndjekur si rast, por më tepër është gjendje ankthi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN