MENU
klinika

Tragjedia në Lushnje

Karamuço: Nëse do binin të gjitha bombolat, do ndërronin jetë 100 persona

01.03.2024 - 23:48

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në studion e emisionit “3D” ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Karamuço ka theksuar se rënia e bombolës në tokë në objektin ku punohej ka hasur në vajra duke krijuar edhe shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme.

“Prokuroria ka detyrimin të shikojë të gjitha bombolat e tjera në lidhje valvulat e sigurisë apo rrjedhjet e mundshme etj.

Në momentin kur bombola bie në tokë, si duket aty punohej edhe me vajra, dhe me të dëmtuar valvulën, rënia në kontakt apo vajrat menjëherë japin shpërthim.

Kini parasysh 100 litra oksigjen i kompresuar është 5 kilogramë TNT. Është shpërthim i jashtëzakonshëm, me një energji shpërthyese të atillë sa është dëgjuar në të gjithë Lushnjën. Nëse do të kishin rënë të gjithë bombolat aty do të ishin vrarë 100 veta nuk do ishin vrarë dy. Ka qenë bombol që ka rënë në kontakt me elementë shpërthyes”, u shpreh Karamuço.