MENU
klinika

Dy vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

“Kathimerini”: Shteti ligjor shqiptar vihet në dyshim për dënimin e Fredi Belerit

06.03.2024 - 19:59

E përditshmja greke “Kathimerini” sërish i ka kushtuar një artikull dënimit me dy vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.


Në një shkrim me titull “Shteti ligjor shqiptar vihet në dyshim për dënimin e Fredi Belerit”, gazeta greke citon burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila shprehe shqetësim për sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Gjykata shqiptare injoroi provat që dobësuan çështjen e prokurorisë dhe se prezumimi i pafajësisë së të pandehurit u rrezikua”, thanë burimet diplomatike, citon media greke.

“Dënimi dy vjeçar është “dukshëm në disproporcion” me krimin dhe mban “peng” kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ndërkohë që kundërshtari i tij i mundur mbetet në pushtet, pavarësisht një vendimi të mëparshëm gjyqësor që ndalonte një veprim të tillë”, thanë të njëjtat burime.

Vetë Beleri – shkruan Kathimerini- e përshkroi procedurën gjyqësore si një “gjykim të rremë… një dosje penale të rreme, pa prova.

Beleri u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës. Ai u arrestua disa ditë para votimit ndërsa dyshohet se ofroi 40,000 lekë për të blerë tetë vota. Beleri fitoi zgjedhjet, por nuk mundi të betohet pasi ishte në arrest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ka prova, vendimi me urdhër politik"

SPAK kërkoi dënimin me 2.6 vite burg, dëshmia e Fredi Belerit


Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë