MENU
klinika

Tensionohet situata

Kërcënon gjenerali serb: Flamuri jonë do të valëvitet në Kosovë

13.03.2024 - 12:02

“Veprimet e organeve së Kosovës ende paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë për Serbinë dhe serbët e Kosovës”, ka thënë drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe, gjeneralmajori Zoran Stojkoviq

Stojkoviç ka pretenduar se “edhe pse strukturat e sigurisë së Kosovës nuk paraqesin një sfidë të madhe për ushtrinë serbe, pajisja e vazhdueshme e tyre me armë moderne dhe trajnimi që bëjnë pjesëtarët e këtyre formacioneve tregojnë se ky kërcënim do të jetë prezent në periudhën e ardhshme”.

“Duke marrë parasysh praninë e huaj, mbylljen tradicionale të komuniteteve shqiptare, si dhe përshkallëzimin më serioz të situatës së sigurisë që nga dëbimi i popullatës serbe në vitin 2004, ne kemi angazhuar burime të konsiderueshme të inteligjencës në këtë zonë. Çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë për popullatën serbe, pasi strategjia bazë e Prishtinës po ngre vazhdimisht tensione dhe po krijon kushte për Kosovën etnikisht të pastër, gjë që Republika e Serbisë nuk do ta lejojë kurrë”, ka thënë kryespiuni i ushtrisë serbe.

Stojkoviç gjithashtu ka pretenduar se nuk ka vend në shërbimin e tij për njerëzit që, sipas fjalëve të tij, “nuk e mbajnë Kosovën dhe Metohinë në zemër dhe që nuk jetojnë për ditën kur trengjyrëshi serb do të valëvitet në të tërë krahinën jugore serbe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet në veri, flet ministri serb i Mbrojtjes

“Beogradi i ka përcaktuar se cilat janë ‘vijat e kuqe'”

NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri