MENU
klinika

Bien investimet nga kompanitë amerikane

Kina nuk është më Eldorado e investimeve

30.03.2024 - 11:30

Bizneset amerikane po shohin se tregtia e tyre me Kinën po zvogëlohet, mes të tjerash mes tensioneve gjeopolitike dhe përpjekjeve të Pekinit për t’u bërë i vetë-mjaftueshëm. Ekonomia kineze u rrit në vitin 2023 me një normë prej 5.2%, e cila është ndër më të dobëtat në dekadat e fundit dhe tregu kinez po bëhet gjithnjë e më pak tërheqës për gjigantët e Perëndimit.

Përveç kësaj, konsumatorët kinezë, më parë blerës të zjarrtë të mallrave perëndimore, tani po shpenzojnë më pak, veçanërisht për produkte të huaja. SHBA dhe shumëkombëshe të tjera dikur përbënin më shumë se gjysmën e eksporteve të Kinës, por tani përbëjnë më pak se një të tretën.

Shitjet e makinave, avionëve dhe gjysmëpërçuesve janë goditur rëndë nga politika industriale e Kinës, e cila po investon shumë në prodhim për të kapërcyer krizën e tregut të banesave, por edhe nga politikat e kontrollit të eksporteve të vendosura nga SHBA.

Pjesa e të ardhurave të regjistruara në Kinë nga kompanitë amerikane ra në 10% në 2020-ën nga 16% në 2006-ën, sipas Institutit McKinsey. Shitjet e iPhone të Apple, për shembull, fillimisht u rritën pasi SHBA bllokoi Huawei nga disa furnizues amerikanë, por ky i fundit ka kundërsulmuar duke fituar një pjesë më të madhe të shitjeve të smartfonëve falë ‘Mate 60 Pro’ të ri.

Prodhuesit amerikanë të automjeteve si Ford dhe General Motors gjithashtu po humbasin terren. Tesla gjithashtu përballet me konkurrencë të ashpër nga rivalët e saj kinezë. Kompanitë amerikane po zgjedhin gjithnjë e më shumë strategjinë e tërheqjes nga Kina.

Investimet e huaja direkte, të cilat u rritën pasi Kina u anëtarësua në Organizatën Botërore të Tregtisë në 2001, tani po reduktohen. Një numër i vogël kompanish kanë njoftuar planet për të ndaluar plotësisht prodhimin në Kinë, por shumica dërrmuese janë ende duke peshuar opsionet e tyre, të cilat variojnë nga disa investime deri te ngrirja e shpenzimeve.

Dorina Kurtaj /SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”