MENU
klinika

Ndeshja luhet në Austri

Kombëtarja siguron miqësoren e katërt para Euro 2024

03.03.2024 - 17:18

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka gjetur kundërshtarin e katërt në testin gjeneral para Euro 2024. Më 7 qershor në Graz të Austrisë duke nisur nga ora 20:45 kuqezinjtë do përballen me Azerbajxhanin, me ndeshjen që ende nuk është zyrtarizuar, por ka akord mes dy federatave.
Kjo do jetë hera e gjashtë që tanët luajnë kundër ekipit azer dhe të gjitha përballjet janë miqësore. Sa i përket statistikave, tre fitore i përkasin Shqipërisë, një barazim dhe një humbje.
Vlen për t’u theksuar se ekipi i drejtuar nga Sylvinho ka siguruar dy miqësore në mars. Më 22 të këtij muaji gjejmë në Parma ekipin e Kilit dhe tre ditë më vonë në Stockholm përballemi me Suedinë.

Në datën 4 qershor, vetëm dhjetë ditë nga nisja e Euro 2024 ekipi ynë do përballet me modestët e Lihtenshtajnit dhe tanimë në datën 7 qershor me Azerbajxhanin.
Kujtojmë se në Euro 2024 kuqezinjtë u shortuan në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. “Gjermani 2024” merr jetë më 14 qershor dhe finalja luhet më 14 korrik.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola