MENU
klinika

Ja çfarë rrezikoni

Konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë?! Mendohuni dy herë!

30.03.2024 - 12:23

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e tumoreve, gjë që nuk çudit, duke pasur parasysh që shumica e tyre janë stimulues të rritjes dhe shumëzimit të qelizave, duke përfshirë edhe ato malinje.

Në rastin e shumë sëmundjeve, jo vetëm të sëmundjeve digjestive, mjekët i ndalojnë këto produkte dhe do të duhej ta nxjerrin nga përdorimi bukën e nxehtë në të cilën gjenden qeliza aktive të tharmit. Mjekët rekomandojnë bukën e para një dite, bukën e thatë dhe bukën e cila është pjekur pa tharmë. Te buka e nxehtë, e cila sapo ka dalë nga furra, qelizat e tharmit jo vetëm që gjenden në të, por janë edhe shumë aktive, sepse thjesht në minutat e parë fillojnë punën e tyre zbërthyese në organizëm. Në një gram të tharmit të thatë gjenden rreth 20 deri në 40 miliardë qelizash kërpudhore të tharmit.

Fermentimi i tharmit në prani të sheqerit nga ushqimi në zorrë shkakton fryrje të madhe dhe kohë pas kohe edhe në mukozën e zorrës së trashë mund të krijojë xhepa gazrash dhe mund të zhvillohet divertikuloza. Mukoza në ato vende krijon vend, është e mundshme edhe pëlcitja e shoqëruar me inflamacion të peritonit të barkut. Tharmi zvogëlon rezistencën e mureve të zorrëve, kontribuon në depërtimin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave.

Ndërkaq, së fundmi një hulumtim i ri që përfshin 10 milionë njerëz dhe shënon analizat më të gjera deri më tani, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Studiuesit pohojnë se konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe bukës së prodhuar në masë mund të jetë i dëmshëm për çdo aspekt të trupit. /TAR/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?