MENU
klinika

Frika e një epoke të re të normave të larta të interesit

Kursimet globale janë në rënie – Shkaqet e fenomenit

04.03.2024 - 11:00

Vërshimi i kursimeve globale që po krijohej rreth 20 vjet më parë kur Rezerva Federale drejtohej nga Ben Bernanke tenton të kthehet në një deficit kursimi pasi kushtet që e krijuan atë janë përmbysur dhe periudha është negative. Arsyet janë të ndryshme: plakja e popullsisë në një pjesë të madhe të planetit, ngadalësimi i Kinës, fragmentimi i ekonomisë botërore dhe gjithashtu tërheqja e masave mbështetëse të ofruara nga bankat qendrore në vitet e fundit.

Rezultati i pashmangshëm, sipas disa ekonomistëve, do të jetë rritja e normave të interesit, e cila bëhet e nevojshme për të mbuluar deficitin e likuiditetit. Çështja u trajtua kohët e fundit nga ish-presidenti i BQE-së Mario Draghi, kur ai përshkroi një mjedis global të rivaliteteve gjeopolitike në rritje që copëton ekonominë globale. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të ndryshuar politikën e normave të ulëta të interesit që ka karakterizuar pjesën më të madhe të epokës së globalizimit.

Në vitin 2005, kryetari i atëhershëm i Rezervës Federale, Ben Bernanke ia atribuoi akumulimin e kursimeve strategjisë së Kinës dhe ekonomive të tjera në zhvillim, që grumbullonin sistematikisht rezerva valutore për të mbrojtur kundër krizave të ardhshme. Në të njëjtën kohë, çmimet e larta të naftës mbushën arkat e vendeve prodhuese të naftës.

Por tani që bankat qendrore po tërheqin programet e tyre të blerjes së bonove, rënia e kursimeve ka filluar të ndihet. Kontributi i Kinës në kursimet globale po gërryhet gjithashtu, pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë është nën presionin e Uashingtonit në disa fronte tregtare dhe teknologjike.

Ndërsa suficiti i llogarisë rrjedhëse të Kinës tkurret, FMN vlerëson se deri në vitin 2028 kursimet e saj do të kenë rënë në 42.2% të PBB-së, nga 44% e PBB-së vetëm vitin e kaluar dhe në 2022 në 45.7%.

Dhe ndërkohë, në këtë mjedis kursimesh të reduktuara, qeveritë në mbarë botën do të përpiqen të financojnë programe veçanërisht ambicioze siç është kalimi në një ekonomi me zero karbon, ndërsa bankat qendrore do të mbeten vigjilente dhe do të vëzhgojnë shpenzimet e nevojshme për këto programe ambicioze, për një përshpejtim të ri të inflacionit.

Jo të gjithë ekonomistët janë të bindur se ekonomia globale po hyn në një epokë të re të normave të larta të interesit. Siç theksojnë një numër ekonomistësh skeptikë, është fakt që shumica e shoqërive po plaken.