MENU
klinika

“Ligji e përcakton qartë..."

Kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës? Përgjigjet ministri i Brendshëm

27.03.2024 - 14:54

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ligji për qeverisjen vendore e përcakton qartë se kush e drejton bashkinë në rast kur krijohet vakanca, duke iu referuar këtu rastit të bashkisë Himarë.

“Ligji e përcakton qartë rastet e vakancës, qoftë vakanca nga dorëheqja apo në formë tjetër. Nga ky moment brenda 48 orësh institucioni i prefektit njofton organet e tjera të qeverisjes vendore. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë.

Ekziston vullnet nga PS që bashkinë të drejtojë përkohësisht një këshilltar i koalicionit ‘bashkë fitojmë’ dhe jo një socialist?

Unë jam ministri i Brendshëm dhe nuk më takon të bëj deklaratë politike, lidhur me vendimmarrjen e këshillit bashkiak të bashkisë Himarë. Ju e dini si veprohet kur krijohet vakanca, këshilli bashkiak komandon një kryetar për të kryer detyrën përkohësisht. Do të ishte e pavend që unë të jepja qofte edhe komente për këtë vendimmarrje që i takon këshillit të bashkisë Himare”,tha Balla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN