Gazetarja Anila Hoxha e raportoi para disa ditësh në emisionin “Top Story” se një prokuror ishte kërcënuar nga eksponentë të krimit.
“Një bos i krimit në Dubai kërcënoi me jetë një prokuror”, mësohet të ketë thënë gazetarja.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha këtë këtë të premte publikisht se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Dumani.