MENU
klinika

“I shërbyem bisht lope”

Kuzhinieri tregon si reagoi Rita Ora në Prishtinë

17.03.2024 - 13:33

Reperi i njohur shqiptar dhe kuzhinieri, Dudi, ishte i ftuar së fundmi në “Shok Podcast” ku ndau eksperiencën e takimit me këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë vizitës së Ritës në Prishtinë në nëntorin e vitit të kaluar për të festuar ditëlindjen e saj, ajo dhe familja e saj zgjodhën një nga restorantet më të njohura të mishit në kryeqytet, të cilin Dudi e menaxhon bashkë me familjen e tij.

Dudi zbuloi për publikun se çfarë pjate speciale u shërbye për yllin. “Ritës i kemi bërë bisht të lopës me muskuj”, tha ai gjatë intervistës, duke treguar se Rita e kishte shijuar aq shumë sa “hante me gishta”.

Kur u pyet në lidhje me detajet financiare të darkës nga moderatorët e podcastit, reperi dhe kuzhinieri bëri me shaka që pavarësisht se restorantet janë për të fituar, nuk ishte Rita Ora ajo që pagoi për darkën.

“Po, patjetër që ka paguar, se për çfarë e kemi ne restorantin? Nejse s’ka paguar ajo, ka paguar tjetër kush (në emër të saj)”, tha Dudi, duke lënë të kuptohet se shpenzimet e asaj nate mund të kenë qenë një dhuratë nga dikush tjetër për këngëtaren.

Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës që do të jetë pjesë e dokumentarit të saj që ajo po e përgatit bashkë me burrin e saj regjisor për Kosovën, ku do të promovohen disa artistë të vendit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qaj sa herë që e shoh këtë"

Rita Ora bëhet nostalgjike

“U martuan në një ceremoni shumë të vogël”

Dalin detaje të reja nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain