MENU
klinika

“Egla është fituesja e ‘Big Brother VIP’”

Lediona habit me deklaratën, banorët marrin vesh lajmin

29.03.2024 - 12:28

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Lediona Xheladinaj u shpreh se aktorja Egla Ceno do të jetë fituesja e këtij edicioni.

E teksa të gjithë banorët ishin të mbledhur në living, në ekran u shfaq videoja e gazetares duke thënë mendimin e saj për lojtarin më të fortë brenda shtëpisë.

Menjëherë të gjithë mbetën të habitur nga deklarata e Ledionës, pasi ajo ishte në një “grup” me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, me të cilët qëndronte gjatë gjithë kohës.

“Uaaa! Bravo Egla”– tha Juli i habitur, ndërsa Egla u shpreh: “O Lediona, o yll bote”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më duhet të paguaja borxhet e tij dhe…”

Mes lotësh, Lediona rrëfen historinë e trishtë