Spektakli i sotëm i BBV3 ka nisur me një ngjarje të shumë komentuar në media së fundmi dhe bëhet fjalë arrestimin e Liamit, banori që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbrëmjen e së shtunës.
Duke u konsideruar si një ndër edicionet më të paparashikueshme, ku gjithçka mund të ndodh, drejtuesi i programit, Ledion Liço ka lënë të nënkuptohet se nëse Liami i del i pafajshëm nga e gjithë kjo situatë dhe është i lirë, mund edhe të rikthehet në shtëpi.
“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”- tha Arbër Hajdari.
“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”– tha Ledioni.