MENU
klinika

Data kur qendrat e pritjes duhet të jenë gati

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Qeveria italiane publikon tenderin për menaxhimin

25.03.2024 - 11:35

Albana FicoMinistria e Brendshme e Italisë ka publikuar tenderin për menaxhimin e tre ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në fillim të nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një tender me të cilin shteti tashmë identifikon organizatat e përshtatshme për të menaxhuar strukturat, të cilave u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars.

Ndërkohë është parashikuar që ambientet akomoduese të jenë gati deri më datën 20 maj.

“Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur.

Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër.

Vlera e kontratës është pak më pak se 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi, kujdesin shëndetësor. Rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende”, shkruajnë mediat italiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drafti i kalon për votim Parlamentit

Miratohet marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët