MENU
klinika

I riu shtrohet në spital psikiatrik

Mbante të izoluar dhe të monitoruar me kamera familjen, del akt-ekspertiza për Jetnor Zhabolin!

11.03.2024 - 13:54

Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua pak muaj më parë pasi mbante të izoluar në banesë familjarët dhe të monitoruar me kamera sigurie, është shtruar në spital psikiatrik.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës erdhi pas daljes së aktit të ekspertizës mjekësore ku u përcaktua se 35-vjeçari ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Togat e zeza ndryshuan masën e sigurisë nga “arrest në burg” me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për të riun.

Jetnor Zhaboli u arrestua më 26 Janar pasi mbante të izoluar në shtëpi dhe të monitoruar me kamera familjen e tij.

35-vjeçari kishte monitoruar kamera në hyrje të derës së shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej tyre do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty.

Shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet.

Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumire që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Bashkëshortja nuk do që të dënohet, por të kurohet”

Avokati i Zhabolit: Problemet i nisën kur punonte te Tatimet