MENU
klinika

Ukraina e përfshirë?

Mbi 40 viktima/ Moska po heton të shtënat me armë zjarri si sulm terrorist!

22.03.2024 - 21:49

Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë po heton incidentin e sallës së koncerteve në Moskë si një sulm terrorist.

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin në Sallën e qytetit Crocus dhe më shumë se 100 janë plagosur, sipas mediave shtetërore ruse.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe shpërthimet, dhe SHBA-ja ka thënë se nuk ka “asnjë tregues” se Ukraina ishte e përfshirë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë se nëse ‘SHBA-të e dinin me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë, atëherë duhet të ndajnë çdo informacion që kishte’.

“Në çfarë baze zyrtarët në Uashington nxjerrin ndonjë përfundim në mes të një tragjedie për pafajësinë e dikujt?”- tha Maria Zakharova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN