MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kanë dalë disa kapilarë të kuq në fytyrë. Si hiqen?

18.03.2024 - 08:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje. Po bëj ca kohë që më kan dalë kapilarë të kuq në fytyrë. Si hiqen?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Kapilarët e kuq janë më të lehtë për t’u trajtuar dhe parandaluar
Zakonisht shfaqen rreth hundës dhe mollëzave dhe kanë formën e fijeve të holla të kuqe. Produktet kozmetike që përdorni si toniku apo maskat duhet të jenë të ftohta. Zgjidhni një larës “mild” organik pa shumë kimikate, të cilat mund të irritojnë lëkurën. Përdorni produkte që kanë në përbërjen e tyre përbërës antiinflamatorë dhe qetësues si kamomili. Përdorni eksfoliantë të butë . Për shembull në vend të sheqerit apo kripës përdorni sodën e bukës që është si pluhur. Lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë apo të vakët. Uji i nxehtë do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të zgjerojë kapilarët. Merrni Vitamina C me bioflavonoids. E vetmja mënyrë për t’i zhdukur kapilarët e zgjeruar është trajtimi me lazer. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë tek dermatologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të jepni ndihmën e parë

Çfarë është gjakderdhja venoze?