MENU
klinika

Në pranga edhe 4 të tjerë

Me urdhër të SPAK, arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiak i Himarës

23.03.2024 - 20:21

Kryebashkiaku aktual i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.