MENU
klinika

Rama: Presim vizitorë nga Britania

Media britanike “Express” reportazh për aeroportin e Vlorës

20.03.2024 - 12:57

Pas medias prestigjioze britanike “Ther Gardian”, “Express” i ka kushtuar një reportazh turizmit të Shqipërisë, më konkretisht aeroportt ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri Edi Ram përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se rreth 240 mijë vizitorë anglezë vizituan Shqipërinë në vitin 2023, ndërsa këtë vit priten edhe më shumë.

“Pas “The Guardian” është radha e tabloidit britanik “Express” që t’i kushtojë një reportazh turizmit të Shqipërisë me vëmendjen tek aeroporti i ri i Vlorës si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës sonë.

Rreth 240 mijë vizitorë anglezë mirëpritëm në vitin 2023, dhe e sigurt që më të shumtë do të jenë”, shkruan kreu i qeverisë.