MENU
klinika

"Vritini të gjithë"

Medvedev propozon ekzekutimin e autorëve të sulmit terrorist në Moskë!

25.03.2024 - 17:35

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka kërkuar që të vriten personat e armatosur dhe kushdo tjetër i përfshirë në sulmin e së premtes pranë Moskës.

Sulmi vdekjeprurës ka nxitur diskutime mes aleatëve të Vladimir Putinit për ringjalljen e dënimit me vdekje, i cili nuk është përdorur në Rusi që nga viti 1996.

“Të gjithë më pyesin mua. Çfarë të bëj? Ata u kapën. A duhet të vriten? Ata duhet të vriten. Dhe do të jenë. Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët. Të gjithë. Kush pagoi, kush simpatizoi, kush ndihmoi. Vritini të gjithë”, tha Medvedev në një postim në Telegram pasi katër të dyshuarit u vendosën në paraburgim

Vladimir Vasilyev, udhëheqësi parlamentar i fraksionit “Rusia e Bashkuar” në dhomën e ulët të parlamentit, tha gjithashtu se njerëzit në Rusi “po bënin pyetje” në lidhje me dënimin me vdekje.

Dënimi me vdekje është i ligjshëm në Rusi, por asnjë ekzekutim nuk është kryer që nga viti 1996, kur ai iu nënshtrua një moratoriumi de-fakto.