Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit iu është kundërpërgjigjur moderatorit pasi ky i fundit i kërkoi publikisht që ta lejont të qëndronte afër të birit, Loar, i cili jeton së bashku me nënën e tij në Austri.
Egesta ka publikuar një imazh të djalit të tyre në rrjetin social InstaStory paralajmëroi se do të lëshojë “bombën”.
“Mos u shqetëso zemër e vërteta fiton gjithmonë… Së shpejti”, shkroi Egesa në mesazhin drejtuar të birit.
Ndërkohë Meriton Mjekiqi ka treguar në Big Brother Vip se djali i tij është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.
“Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin”, tha ai.
Ndërsa shtoi: “Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni. Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali, ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështirë të flas.
Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është, a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”
Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndojë afër.