MENU
klinika

Zheji: Dikur partia e ka quajtur terrorist, tani kandidoi

Minxhozi: Çështja “Beleri” u fry artificialisht nga Greqi

05.03.2024 - 22:44

Dy vite burg ka vendosur Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai u arrestua, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt.

Lidhur me çështjen “Beleri” po diskutojnë këtë të martë në emisionin “Real Story”, dy analistët, Skënder Minxhozi dhe Artur Zheji, duke thënë se kjo çështje u fry artificialisht nga Greqia.

Sipas Zhejit, kjo është një situatë e paprecente kur një parti kandidon një person me dy standarte, që dikur e ka quajtur terrorist.

Zheji: Situata është shumë dramatike dhe për këtë ne jemi një komb që e hamë shpesh atje ku nuk duhet ta hamë. Kjo është absurde në shtetin tonë dhe persupuzohet dhe si anëtar i BE. Pra, kemi pësuar goditje në punët e brendshme. E dyta, kemi pësuar një situatë të paprecedentë ku një parti e rëndësishme opozitare, kandidon një person që përdor standarde të dyfishta në harkun e 30 viteve. Në 1994, ma tha i ftuari që kisha në emision, presidenti Berisha në atë kohë e ka indikuar si një personazh me rrezikshmëri terroriste. Pra, ky personazh, ish terrorist, ky ujku kandidoi si një qingj tani. Indikacioni ka qene i tillë. Ky tani vjen dhe kalon të gjitha filtrat dhe të maxhorancës, të antikrimit, antiterrorist, vjen dhe bëhet kryetar. E treta, vijnë autobusë të financuar, jepen lejeqendrimi për të marrë vota preferenciale për një person që ka lidhje me marrjen e pushtetit aty.

Minxhozi: Që kjo çështje u fry artificialisht nga Greqia dhe u bë shumë herë më e madhe se ajo ka qenë në të shkuarën, por dosja Beleri nuk ka vetëm këtë rast brenda, nuk ka vetëm aspektin e ndërhyrjes flagrante të shtetit grek në këtë proces, por ka shumë më tepër se kaq, se ka një vepër penale, ka një figurë publike, politike të Jugut, e cila është problematike dhe e përzier në punët më të errëta dhe nuk do të duhet të kishte fare vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë