MENU
klinika

Miratimi i projektit të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Nazarko: Ura mbi Bunë do të ndikojë në rritjen e turizmit

07.03.2024 - 17:46

Analisti Mentor Nazarko thotë se miratimi nga parlamenti i Malit të Zi këtë të enjte, të projektit për ndërtimin e një ure në lumin Buna, do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe do të ndikojë në rritjen e turizimit në të dyja vendet.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Nazarko u shpreh se se me këtë projekt, do të ketë një vijë bregdetare rreth 40 kilometra, që është unike në Evropë.

“Kjo është rikonfirmim i faktit që qeveria aktuale e kryeministrit Spajiç i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare të Malit te Zi, për të jetësuar atë marrëveshje mes dy shteteve, mes dy qeverive që parashikon ndërtimin e një ure mbi Bunë. Ky ishte një projekt i iniciuar nga kryeministrat Rama dhe Abazoviç, dhe një projekt për të cilin është punuar në planin teknik, por që nevojtej, pas miratimit nga qeveria e Shqipërisë, parlamenti i Shqipërrisë, nevojitej edhe miratimi nga parlamenti i Malit të Zi. Shqipëria ka 1 vit që e ka miratuar. Mali i Zi, për shkak të krizës qeveritare, e miraton tani.

Tani hiqet çdo lloj pengese legale për rijetësimin e këtij projekti madhështor. Nuk jam ekspert për çështje teknike, por me dijeninë time është faza e tenderimit, kohë proceduriale për të zhvilluar një tender me karakter ndërkombëtar. Shqipëria do të zhvillojë këtë tender, por ka karakter ndërkombëtar, në kuptimin që pompanitë që do të ftohen për ta ralizuar atë, do të jenë kompani ndërkombëtare. Dy shtetet kontribuojnë në varësi të gjatësisë së dy vendeve respektive, me barazi reciproke në rijetësimin e këtij projekti. Këto janë vetëm dy dimensione të prekshme të vlerës reale të këtij projekti.

Evropa dhe bota shqiptare do të kenë një hapsirë plazhi, një vijë bregdetare plazhi prej afro 40 kilometra, është unike në Evropë. Një mundësi zhvillimore e jashtëzakonshme, për dy shtetet. Shqiptarët, biznesi shqiptar ka shumë para të lira që do të duhej t’i investonte. Atyre i krijohet një potencial i jashtëzakonshëm. Vlera e këtij projekti që është histori, është edhe për shkak se kryeqyteti ynë afrohet me kryeqytetet e tjera të botës gjermanike. Në politikë ka rëndësi se kush i bën projektet. Ka vulën ekskluzive të ish kryeministrit Dritan Abazoviç dhe kryeministrit Edi Rama”, theksoi ai./abcnews.al