Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtimi i Portit tregtar në Durrës do të financohet nga shteti.
Sipas tij, ka pasur dy opsione, e para t’ja jepnin të huajve, por që shteti nuk do ishte pronare dhe opsioni i dytë ta investojë vetë shteti.
Kurse për portin ushtarak, kreu i qeverisë u shpreh se po lobojnë që ta financojë NATO.
“Porti i ri Porto Romanos është investim i rëndësisë strategjike për Shqipërinë. Do të ketë komponentë ushtarake si një bazë e NATO-s, e para bazë e ndërtuar në Evropë për këtë qëllim në këtë kohë.
Tek financimi i portit, i cili është një port që lidhet me dy porte të tjera të thata, një në Prishtinë dhe një në Maqedoninë e Veriut, ne krijojmë një akses me të shpejtë në raport çfarë ndodh sot.
Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione. I pari që t’ja jepnim, ta nxirrnim në tender dhe të thoshim kush i huaj të vijë dhe ta investojë, por shteti nuk do ishte pronar dhe opsionin ta investojmë vetë pjesën e portit tregtar, kurse ushtarakun po lobojmë që ta investojë NATO”, tha Rama në emisionin “Opinion”.