31.03.2024 - 13:06
Rezultati në Durrës dhe Këlcyrë është shpallur një ditë pas zgjedhjeve në degët e Partisë Demokratike të Rithemelimit.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën Luan Hoti në Durrës me 52% të votave dhe Arjan Kasaj në Këlcyrë me 72% të votave.
Kujtojmë se Hoti ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidat për deputet nga radhët e grupit të Lulzim Bashës.