Ditë e sotme në orën 16:00 është njoftuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me qëllim për të finalizuar dakordësinë e arritur mes PS dhe grupit demokrat të “Rithemelimit”, me qëllim kthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, cila u shty dy ditëm ë parë do të shërbente për të diskutuar mbi objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.
Mendohet se shkak i shtyrjes ishte mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.
Parimisht palët janë dakordësuar për 2 komision hetimore, për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat.